HomeAktualitetEthet e Nilit, konfirmohet rasti i parë në Shqipëri. Përhapet nga pickimi...

Ethet e Nilit, konfirmohet rasti i parë në Shqipëri. Përhapet nga pickimi i mushkonjës (SIMPTOMAT)

Advertismentspot_img

KORÇË – Konfirmohet rasti i parë i Etheve të Nilit, i prekuri një 72 vjeçar është vendosur aktualisht në karantinë nga spitali

Sipas burimeve mësohet se 72 vjeçari jeton në qytetin e Korçës dhe ka qene duke dalë në lulishte, pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar aty, kur është pickuar nga mushkonja.

72 vjeçari ka shkuar në spital për të marrë mjekim ndërsa pas analizave ka rezultuar se i moshuari është prekur nga Ethet e Nilit.

Deri më tani është rasti i vetëm pasi janë bërë analiza të tjera tek persona të afërt të tij por të gjithë kanë rezultuar negativë

Mësohet se ditën e nesërme do të vijë një grup specialistesh për të bërë dezinfektimin e zonës.

Kjo sëmundje përhapet nga pickimi i mushkonjës dhe simptomat tek personi i prekur nisin me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe të vjella, por prek trurin dhe është sëmundje vdekjeprurëse.

Epidemiologë nga Instituti i Shëndetit Publik po hetojnë në të gjitha qarkun e Korçës praninë ose jo të mushkonjës që përhap këtë sëmundje.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular