Është arrestuar këtë të mërkurë, 26 gusht, i shumëkërkuari nga SPAK, Ergys Agasi. Sipas informacioneve paraprake mësohet se Agasi është arrestuar në zonën e Plepave në Durrës nga Forcat Operacionale të Policisë, teksa ka qenë duke lëvizur me makinë.
Spas burimeve të policisë në makine ka qenë dhe Ulian Shpataraku, i cili është shoqëruar nga policia.Agasi u shpall në kërkim me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme si i dyshuar në krye të një grupi kriminal, i cili përmes konkurrencës së pandershme, presioneve dhe ndikimit paracaktonte tenderat në institucionin e AKSHI-t.
Kujtojmë se Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili u arrestua pak kohë më parë në Francë, akuzohen për “grup të strukturuar kriminal” dhe “manipulim me tenderët” e ASHKI-t. Lidhur po me këtë çështje, me vendim të GJKKO u pezullua nga detyra edhe zv/drejtorin e Policisë së Tiranës Erion Ismailaj.
Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndodhen drejtuesja e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj, ndërsa ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t Hava Delibashi u la në “detyrim paraqitje”.







