HomeKronike“Amaneti” i fundit i 35-vjeçarit, tragjedia në “Urën e Vashës”, i riu...

“Amaneti” i fundit i 35-vjeçarit, tragjedia në “Urën e Vashës”, i riu humbi jetën pasi u hodh nga ura

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në zonën e “Urës së Vashës”, në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga ura.

Sipas të dhënave paraprake, 35-vjeçari, banues në fshatin Bastar Murrize të Tiranës, kishte udhëtuar me automjetin e tij dhe e kishte ndaluar atë pranë urës, e cila ka një lartësi prej rreth 152 metrash.

Dyshohet se i riu po përballej me probleme të rënda emocionale. Pak para ngjarjes, ai raportohet se i kishte dërguar një mesazh familjes, ku i kishte lënë bashkëshortes amanetin për vajzën e tyre.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me rastin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular