Yunisha, 16 vjeçe, është një nga rreth 900 nxënësit që u shpëtuan falë vendimit të drejtorit të shkollës për t’i evakuuar në kohë, përpara se përmbytja të godiste zonën në Nepal.
“Unë, së bashku me miqtë e mi, shpëtuam 10 sekondat e fundit”, i tha ajo BBC-së.
Yunisha tregon se, së bashku me nxënës të tjerë, vrapoi nëpër një rrugë të ngushtë dhe me baltë pas shkollës.
“Brenda një kohe të shkurtër, çdo gjë u fshi nga toka para syve të mi”, rrëfen ajo.
16-vjeçarja u intervistua së bashku me nënën e saj, Sabina Shrestha, e cila tregon për ankthin e përjetuar pasi dëgjoi lajmin për përmbytjen.
“Isha në panik. U përpoqa të telefonoja disa herë vajzën time dhe babanë e saj, por të dy nuk ishin të arritshëm”, tregon ajo.
Kur më në fund arriti të lidhej me vajzën e saj, Shrestha ndjeu njëfarë lehtësimi. Megjithatë, familja mbeti në ankth derisa Yunisha u kthye në shtëpi, tre ditë më vonë.
“Jam shumë e lumtur dhe e lehtësuar. Zoti e shpëtoi vajzën time”, tha nëna e 16-vjeçares.







