HomeKronikeAksident në aksin Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh të Mirditës. Humb jetën 20-vjeçari,...

Aksident në aksin Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh të Mirditës. Humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

Advertismentspot_img

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh të Mirditës, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë malore dhe të pabanuar, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë.

Viktima është identifikuar si Claudio Ndoj, 20 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer në automjet. Ndërsa drejtuesi i makinës, 20-vjeçari Arli Kacorri, dhe një tjetër pasagjer, 15 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë.

Për nxjerrjen e të rinjve nga automjeti është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur edhe transportimin e tyre drejt ambulancës.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara. Aksi ku ndodhi ngjarja karakterizohet nga kthesa të forta, terren i thepisur dhe gremina në anë të rrugës.

Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular