HomeAktualitetNdahet nga jeta pedagogia e Fakultetit Juridik të Kolegjit Universitar “Qiriazi” Dr....

Ndahet nga jeta pedagogia e Fakultetit Juridik të Kolegjit Universitar “Qiriazi” Dr. Valentina Memini. Sot përcillet për në banesën e fundit. Ja kur kryhen vizitat

Advertismentspot_img

Eshte ndare nga jeta Dr. Valentina Memini, pedagoge e Fakultetit Juridik të Kolegjit Universitar “Qiriazi”.

NJOFTIM MORTOR!

Me dhimbje të thellë dhe trishtim të madh njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të koleges sonë të nderuar, Dr. Valentina Memini, pedagoge e Fakultetit Juridik të Kolegjit Universitar “Qiriazi”.

Dr. Valentina Memini ishte një pjesë e çmuar e familjes sonë akademike. Gjatë angazhimit të saj në Universitet, ajo mbajti me profesionalizëm dhe përgjegjësi disa detyra të rëndësishme drejtuese: Drejtuese e Departamentit të Drejtësisë, Drejtuese e Zyrës së Administrimit Akademik dhe, së fundmi, Drejtuese e Zyrës së Sigurimit të Cilësisë.

Ajo ishte një mësimdhënëse e shkëlqyer, e përkushtuar ndaj studentëve, si dhe një kërkuese shkencore e spikatur në fushën e drejtësisë. Kudo ku punoi dhe në çdo përgjegjësi që iu besua, Dr. Valentina Memini dëshmoi vlera të larta profesionale e njerëzore, seriozitet, integritet dhe përkushtim. Kontributi i saj i vyer në jetën akademike dhe institucionale meriton respektin dhe mirënjohjen tonë të thellë!

Puna, përkushtimi dhe gjurma që la te studentët, kolegët dhe në jetën akademike të Kolegjit Universitar “Qiriazi” do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje!

Ndarja e saj e parakohshme nga jeta përbën një humbje të madhe për familjen, të afërmit dhe mbarë komunitetin tonë universitar.

I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve, studentëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin!

Përcjellja në banesën e fundit do të bëhet nesër, të mërkurën, më 2 shtator 2026.

Ceremonia mortore do të mbahet në mjediset e Funeral “Ahiret” (ish-Rajoni i Policisë).

Vizitat do të zhvillohen të mërkurën, nga ora 17:00 deri në 21:00 dhe të enjten, nga ora 09:00 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 21:00.

U prehtë në paqe dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i saj!

Nga Stafi Akademik I Kolegjit Universitar “Qiriazi.

See less

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular