HomeKulture‘Pension’ që 47 vjeç për artistët, ja kategoritë që përfitojnë/ Ministria e...

‘Pension’ që 47 vjeç për artistët, ja kategoritë që përfitojnë/ Ministria e Kulturës, trajtim financiar për artistët performues

Advertismentspot_img

Një projektligj i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Kulturës, synon të krijojë një skemë trajtimi financiar për artistët performues që nuk kanë arritur moshën e pensionit por duhet ndërpresin veprimtarinë skenike.

Nën emrin “Për trajtimin financiar të artistëve performues pas ndërprerjes së veprimtarisë artistike skenike”,  projektligji, parashikon që artistët që punojnë në institucionet publike, mund të përfitojnë trajtim financiar pse një lloj parapensioni që në moshën 47 vjeçare nëse e shkëpusin këtë marrëdhënie pune.

Kufiri i moshës 47 vjeç  është vetëm për artistët që kanë profesione të interpretimit fizik në skenë si: akrobatët, balerinët dhe  valltarët. Ndërkaq, për profesionin e këngëtarit lirik – solist, e drejta për përfitimin e trajtimit financiar lind kur artisti është 57 vjeç, çka vlen edhe për pjesëtarët e korit.

Nga ana tjetër, përfitimi i trajtimit financiar sipas këtij ligji nuk cenon të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë, pensionit të invaliditetit ose pensionit familjar, sipas legjislacionit në fuqi për sigurimet shoqërore.

Sipas projektligjit, masa e trajtimit financiar është 70 për qind e pagës bruto mujore dhe përfitohet për një periudhë prej 5 vjeçare. Pas 5 viteve të para, masa e trajtimit financiar zbret në 50 për qind të pagës neto mujore.

Masa e trajtimit financiar përfitohet deri në datën e lindjes së të drejtës për pensionin e pleqërisë, pensionin e invaliditetit ose pensionin familjar. Sipas kritereve të përcaktuara, nga ky projektligj firmosur nga Blendi Gonxhe, përfitojnë artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe ata të Cirkut Kombëtar.

Periudha gjatë së cilës subjekti përfitues merr trajtim financiar, sipas këtij ligji, njihet si periudhë sigurimi për efekt të përfitimit të pensionit të pleqërisë. Trajtimi financiar i parashikuar në këtë ligj financohet nga Buxheti i Shtetit, i cili përballon edhe shpenzimet për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Megjithëkëtë, subjektet përfituese të kësaj skeme trajtimi financiar, me kërkesë të institucionit publik të artit dhe kulturës, angazhohen, pa shpërblim shtesë për 250 orë në vit kalendarik, në veprimtari trajnuese, promovuese, artistike, kulturore ose mentorim profesional, në përputhje me aftësitë dhe mundësitë e tyre. Ky projektligj hyn në fuqi nga data 1 janar 2027 dhe nuk ka efekt prapaveprues.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular