HomeSportZbardhet plani tronditës në Francë, arrestohet 18-vjeçari që donte të merrte peng...

Zbardhet plani tronditës në Francë, arrestohet 18-vjeçari që donte të merrte peng Kylian Mbappé

Advertismentspot_img

Një ngjarje tronditëse është parandaluar nga autoritetet franceze, pasi një 18-vjeçar ka përfunduar në pranga nën akuzën e planifikimit të një sërë rrëmbimesh të profilit të lartë.

Mes objektivave kryesorë të tij dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, raportohet të ketë qenë edhe ylli botëror i futbollit, Kylian Mbappé. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat franceze, i riu kishte hartuar një skemë të mirëfilltë kriminale që synonte marrjen peng të disa figurave të njohura publike me qëllim zhvatjen e shumave të mëdha të parave. Përveç sulmuesit të famshëm francez, lista e personave që grupi planifikonte të rrëmbente përfshinte drejtues të lartë biznesesh si dhe një reper të njohur në vend.

Pas zbulimit të këtij plani nga forcat e rendit dhe inteligjencës, policia ndërhyri menjëherë duke vënë në pranga 18-vjeçarin. Mësohet se gjykata e ka lënë të dyshuarin në masën e “paraburgimit”, ndërsa ai është vendosur në qeli izolimi për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe natyrës së ndjeshme të rastit.

Autoritetet po vijojnë hetimet intensive për të zbuluar të gjithë rrjetin e bashkëpunëtorëve dhe për të zbardhur detajet e plota të këtij operacioni kriminal që mund të kishte shkaktuar një tronditje të madhe në opinionin publik.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular