Emma Louise Jones ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve, pasi publikoi një selfie teksa dukej se ishte nisur drejt hipodromit për një event të garave me kuaj. Prezantuesja e njohur është pjesë e kanalit sportiv të garave në rrjetet sociale, “Raceday.rtv”.

E ulur në sediljen e pasagjerit të një makine, 36-vjeçarja pozoi për një selfie e veshur me një fustan blu me pika të bardha. Jones etiketoi “Raceday” në postimin e saj, ndërsa kanali më pas e rishpërndau foton në “Instagram Story”.
Me shumë gjasë, Emma ishte nisur drejt hipodromit “Catterick”, ku po zhvillohej një program emocionues garash me rastin e “Ladies’ Day”. E njohur gjithashtu si tifoze e Leeds, Jones ka një audiencë prej rreth 445 mijë ndjekësish në “Instagram”.
Por aktiviteti i Jones nuk kufizohet vetëm te garat me kuaj. Ajo është e angazhuar edhe në mbulimin e shumë disiplinave të tjera sportive.


















