HomeAktualitetAksident i rëndë në shfaqjen “Athens Flying Week” në Greqi, rrëzohet një...

Aksident i rëndë në shfaqjen “Athens Flying Week” në Greqi, rrëzohet një avion luftarak F-4 Phantom! Dy pilotët të zhdukur

Advertismentspot_img

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë shfaqjes ajrore “Athens Flying Week”, që po zhvillohet në Tanagra të Greqisë, ku një avion luftarak dyvendësh i tipit F-4 Phantom është rrëzuar.

Deri në këto momente nuk dihet fati i dy pilotëve që ndodheshin në bordin e avionit.

Sipas mediave fqinje, avioni u rrëzua pak pasi kishte nisur demonstrimin e tij, ndërsa qindra persona po ndiqnin shfaqjen nga një distancë e afërt.

7075810

Sipas dëshmive të personave që ndodheshin në vendngjarje, avioni dukej se nxirrte tym përpara se të rrëzohej. Dëshmitarët raportojnë gjithashtu se avioni nisi papritur të humbiste lartësi, përpara se të përplasej në tokë.

Sipas informacioneve të para, avioni është ndarë në dy pjesë, ndërsa zjarri ka shpërthyer në dy pika të ndryshme. Një helikopter i zjarrfikësve ka ndërhyrë duke hedhur ujë për shuarjen e flakëve.

WhatsApp Image 2026-09-05 at 14.32.43

Personat që ndodheshin në zonë janë përfshirë nga paniku dhe tronditja, ndërsa organizatorët e aktivitetit kanë nisur menjëherë evakuimin e hapësirës.

Për momentin, “Athens Flying Week” është ndërprerë pas rrëzimit të avionit luftarak.

Ndërkohë, për shkak të aksidentit, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka ndërprerë programin e tij në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut (DETH) dhe është nisur me urgjencë drejt Athinës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular