HomeKultureHys Hasa: Disa mendime modeste për romanin me titull ”KRYQI I FJALËS”...

Hys Hasa: Disa mendime modeste për romanin me titull ”KRYQI I FJALËS” me autor ARBEN ÇEJKU

Advertismentspot_img

Nga Hys Hasa
Z.AHMET PRENÇI në analizën që i ka bërë librit thekson:”Arben Çejku është nga ata autorë që nuk hyn në letërsi vetëm nga porta e imagjinatës së pastër, por nga hapësirat e mëdha të historisë, gazetarisë dhe diplomacisë”.
Unë kam pasur fatin ta lexoj në përgjithësi krijimtarinë e tij,del qartë,se autori nuk e sheh letërsinë si strehë larg realitetit, por si mënyrën më të thellë për ta kuptuar atë.
Tek libri studimorë diplomatik për Kosovën “Sovraniteti versus Integriteti” (2020 e deri tek romani “Kandidati për Kandidat”, krijimtaria e tij ndërton një hark të rrallë:”Nga poezia te analiza politike, tek rrëfimi romanorë dhe më pas tek historia diplomatike e sërish te rrëfimi artistik”..
Për ta kuptuar Çejkun si autor, duhet parë edhe rruga e tij jashtë librave të botuar. I formuar fillimisht si gazetar dhe i angazhuar në media si Agjencia Telegrafike Shqiptare, gazetave të rëndësishme: “Albania”, “Republika”, “Panorama” e të tjera, ai i përket atij brezi që e pa tranzicionin shqiptar, jo nga tribunat, por nga terreni i pasur i ngjarjeve. Më pas kaloi në diplomaci, duke shërbyer në misione të rëndësishme shqiptare si Ambasador në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, përfshirë periudhën historike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ketë përvojë të dyfishtë, gazetaria dhe diplomacia, ka lënë gjurmë të dukshme në stilin e tij.
Shkrimtari i jep frymë njeriut. Prandaj në librat e tij rrallë gjen deklarata të forta ideologjike; më shpesh gjen njerëz që vendosen përballë historisë. Në esetë politike, ajo bëhet instrument reflektimi mbi shtetin, demokracinë dhe raportin mes idealizmit dhe realitetit. Në romanet e tij, sidomos te “Dymbëdhjetë” dhe “Kandidati për Kandidat”, fjala fiton dimension dramatik dhe shpesh satirik, duke e parë politikën, jo si teknikë pushteti, por si teatër karakteresh. Autori Çejku ruan dhe mbron në tekst identitetin e vet.
Në romanin politik dhe vrojtimin e mekanizmave të pushtetit, ku politika nuk trajtohet si teori, por si dramë njerëzore. Ndërsa në mënyrën si diplomacia dhe historia futen në rrëfim, tregon atë aftësi për të ndalur ngjarjen dhe për ta kthyer atë në një reflektim të thellë.
Autori Arben Çejku shkruan:” Si një njeri që ka parë nga afër sallat e negociatave, redaksitë e gazetave dhe tensionet e historisë shqiptare të tri dekadave të fundit”. Proze e tij është e një cilësi të veçantë:”Personazhet e tij rrallë janë thjesht trillim, ose kështu i përjeton gjatë leximit; ata duken si njerëz që mund t’i kesh takuar, ti kesh njohur”.
Në fund, krijimtaria e Arben Çejkut mund të përkufizohet thekson z.Prençi:”Si një përpjekje për të mbajtur bashkë tri gjëra që zakonisht ecin të ndara: emocionin e poetit, saktësinë e gazetarit dhe maturinë e diplomatit”. Ai shkruan dhe noshta aty qëndron veçantia e tij.
Romanin e fundit unë kisha porositur djalin tim Sokolin që të ma mërrte bashkë me romanin e z.Ahmet Prenci”Ministri”.Unë i kam shumë për gjan dhe i lexoj me shumë kënaqësi këto autorë, që kudo në librat e tyre pasqyrojnë realitetin që po kalon shoqëria shqiptare.
Romani i fundit “Kryqi i fjalës”, është një vepër që reflekton në të histori, kujtesë, besim dhe dramë njerëzore. Në sipërfaqe duket si historia e një familjeje shqiptare e goditur nga diktatura dhe mërgimi, por në thelb është një roman mbi fatin e njeriut përballë pushtetit, mbi forcën e kujtesës dhe mbi çmimin që paguhet kur fjala e lirë shpallet armik.
Autori nuk shkruan thjeshtë për një periudhë historike. Ai ndërton e tregon emocion të jashtëzakonshëm ku personazhet jetojnë mes dy kryqeve: “Kryqit të besimit dhe kryqit të fjalës”. Mirnjohja për fshatarët e fshatit Vrap,sidomos ekselenca e shkollës për “ Lizën bukuroshe” dhe fëmijtë e saj Viktor Oroshin dhe motrën e tij Tana.Përjetimi i Pjetrit që e kishte zenë galeria dhe mungesën e trupit të tij pa varr.
Ngjarja na tregon një dramë familjare në alegori historike.
Autori e përshkruan shumë bukur të drejtën për shkollën e lartë,ku shteti diktaturës nuk kishte siguruar asnjë shpresë për Viktor Oroshin.
Romani fillon larg Shqipërisë, në Paris, me figurën e Viktor Oroshit, një emigrant që jeton në dukje jetën moderne europiane, por që mbart brenda vetes një histori të pazgjidhur. Parisi i natës, ritmi i jetës moderne dhe marrëdhënia me Koletën krijojnë fillimisht përshtypjen e një romani intim e bashkëkohor.
Por shumë shpejt kuptohet se kjo qetësi është vetëm sipërfaqe. Viktori jeton me një barrë të brendshme, me një mision, me një të kaluar që nuk e lë të qetë dhe as të lirë.Pastaj me shumë mjeshtëri, autori rrëfen në Shqipërinë e diktaturës dhe aty romani merr frymën e vet të plotë.
Historia e familjes Oroshi shndërrohet në histori kolektive. Arrestimi i Pjetër Oroshit, internimi i Elizabetës (Moma Lizës), ndëshkimi, jo vetëm i individit, por i gjithë trungut familjar, përbëjnë një tablo të fuqishme të mekanizmit të shtetit totalitar.
Ngjarja më e fortë artistikisht nuk është vetë burgosja, por mënyra sesi pushteti tenton të shkatërrojë jo trupin,por kuptimin.
Pjetri nuk dënohet vetëm për një kryq apo për një praktikë fetare. Ai dënohet, sepse fjala e tij nuk është nën kontroll. Vetë romani e formulon këtë ide në mënyrë simbolike, ishte koha kur fjala ishte e lirë vetëm derisa të thuhej. Pas saj fillonte kryqëzimi. Kjo e ngre veprën nga kronikë historike në alegori filozofike.
Personazhet janë njerëz që mbajnë peshën e një epoke. Viktor Oroshi është njeriu mes dy botëve Ai është personazhi qëndror, por jo në mënyrën klasike të heroit aktiv.Nga njëra anë jeton në Paris, nga ana tjetër mbetet i burgosur nga kujtesa,nga nëna, nga babai, nga besimi dhe nga një detyrim moral, që nuk e lë të jetojë plotësisht të tashmen. Ai është emigranti shqiptar në kuptimin më tragjik, ka ikur fizikisht, por jo shpirtërisht ashtu si qindra emigrantë shqiptarë, që nuk e duruan diktaturën dhe nuk e pan të ardhmen e tyre në vendlindje,sepse Viktor Oroshit ju pren shpresatë, duke mos gjetur drejtësi për shkollën e lartë.
Viktori nuk paraqitet si njeri i pathyeshëm. Ai lodhet, dyshon, ka nevojë për dashuri, për trup, për afërsi njerëzore. Pikërisht kjo e bën të besueshëm. Z.Prençi thekson në analizën e tij:”Moma Liza (Elizabeta) shfaqet si figura më e arrirë artistikisht e romanit. Nëse do të duhej të zgjidhej zemra emocionale e romanit, ajo është Moma Liza”.
Ky personazh është ndërtuar me një finesë të rrallë psikologjike. Ajo nuk rebelohet me britmë, ajo reziston me heshtje. Transformimi i saj nga Elizabeta në “Moma Liza” është një nga simbolet më të bukura të romanit. Konfigurimi i emrit nuk është vetëm përshtatje sociale; është një mënyrë mbijetese, një rindërtim identiteti për të vazhduar jetën.
Kulmi artistik i saj vjen në episodin e kryqit. Kur hetuesia i kërkon Kryqin e Shenjtë dhe ajo ndërton natën një kopje të tij për të mbrojtur burrin dhe besimin, kemi një nga skenat më të fuqishme të romanit. Këtu Elizabeta nuk shpëton vetëm një objekt fetar.
Ky akt e bën atë jo vetëm grua, por krijuese të një miti familjar. Pjetër Oroshi në roman është martiri i heshtur. Pjetri nuk ndërtohet si revolucionar klasik.Nuk ka program politik. Ai thjeshtë nuk pranon të heqë dorë nga ajo që beson. Kjo e bën këtë personazh thellësisht tragjik.
Në një sistem ku çdo gjë kontrollohet, edhe heshtja bëhet akuzë. Pjetri përfundon i shtypur nga mekanizmi i diktaturës, deri në humbjen e trupit të tij në minierë,ku njeriu zhduket fizikisht por mbetet si kujtesë. Ai kthehet në figurë pothuaj biblike.
Një nga sukseset më të mëdha të romanit është atmosfera të cilën shumë bukur e praqet autori. Autori ndërton dy botë: Parisin, qytetin e dritave dhe lirisë dhe Shqipërinë e diktaturës, hapësirën e heshtjes, survejimit dhe frikës në çdo kohë.
Por paradoksi është se errësira më e madhe nuk ndodhet aty ku mungojnë dritat,por errësira është aty ku ndalohet fjala.
Në shumë fragmente atmosfera krijohet jo nga ngjarja, por nga detajet: perdet e rënda, lutjet e natës, zhurma e minierës, kambanat që heshtin, kryqi që hiqet nga kisha, telefonatat që nuk mjaftojnë për të shuar mallin. Këto elemente krijojnë një ndjesi të vazhdueshme pritjeje dhe ankthi.
Kujdestaria e galerisë,një bukuroshe franceze e pamartuar,e sjelleshme dhe trupë hollë i tha eprorit se autori punonte në atë galeri dhe ishte një refugjat politik nga Shqipëria.Takimi i Viktorit me z.Pier Rozenbergu, i cili ishte drejtori i Livrit la mbresa të mëdha tek Viktori dhe qëndrimi i tij dashamirës ndaj një portreti të veçantë të një malësori shqiptar me qeleshe, mustaqe të mëdha dhe shikim tejshpues,të vendosur në një sfond të ftohtë gri.(faqe 123)……
Zoti Pier Rezenbergu ishte njeriu më i rëndësishëm i artit në Francë,drejtori i Luvrit.Në atë takim z.Rezenbergu i tha :” më impresonoi aqë shumë piktura jotese sa origjina që ti ke”…..prandaj ky takim nuk është me një artist të mirfilltë,por me përfaqësuesin e një populli,për të cilin kam ndigjuar shumë dhe kamrespekt të pafund(faqe 127).
z.Rezenberg ishte një hebrej në Francë dhe i kujtoj djaloshit shqiptar se hebrejt i janë shumë mirnjohës shqiptarëve që is hpëtuan nga fashizmi gjerman në luftën e 2-të botrore……nëna ime nuk jeton më ,por ma ka lënë amanet që çdo shqiptari që të takoj,t’i afroj një kafe dhe një ëmbëlsirë,në nderim të atyre njerzëve që e strehuan në vendin tuaj”.(faqe 129).Që nga ai moment Viktor Oroshi u punësuanë Luvëe me mbështetjen e drejtorit,por edhe Viktori nga ana e tij shkëlqente për korrektësinë,përkushtimin në punë dhe sjelljen e mirë.
Nga Mona Liza(një pikturë me famë botrore që gjithë klientet e kërkonin) te Moma Liza, këtu arti bëhet dëshmi. Kulmi dramatik i romanit shfaqet në momentin kur Viktor Oroshi zëvendëson përkohësisht portretin e famshëm të “Mona Lizës” me pikturën e tij “Moma Liza”. Ky akt, në pamje të parë provokues dhe i paligjshëm, nuk ndërtohet në roman si një sulm ndaj artit botëror, por si një përpjekje për ta zgjeruar kuptimin e tij. Në këtë pikë, autori ndërton një përplasje të rrallë simbolike. Përballë figurës universale të gruas së përjetësuar nga arti, vendoset figura e një gruaje të zakonshme shqiptare, e cila mbart mbi vete peshën e historisë, internimit, humbjes dhe mbijetesës. Kështu, “Moma Liza” nuk konkurron me “Mona Lizën”. Ajo kërkon të hyjë për pak çaste në hapësirën e kujtesës universale për t’i treguar botës se edhe dhimbja anonime ka fytyrë.
Seanca gjyqësore që pason e ngre edhe më tej këtë konflikt artistik e moral. Gjykata nuk paraqitet vetëm si institucion që shqyrton shkeljen e ligjit, por si një hapësirë ku vihet në diskutim raporti mes ligjit, artit dhe ndërgjegjes njerëzore. Fjalimi i Viktorit nuk synon ta justifikojë aktin, por ta shpjegojë atë si një nevojë ekzistenciale, dëshirën për t’i dhënë nënës së vet një vend që historia nuk ia dha kurrë.
Heshtja që mbetet në fund të seancës fiton një kuptim të veçantë artistik. Ajo nuk është heshtje procedurale, por pezullim i gjykimit moral. Romani lë të hapur pyetjen thelbësore: a mund të quhet krim një akt që cenon rregullin për të shpëtuar kujtesën?
Në këtë mënyrë, “Kryqi i Fjalës” e shndërron episodin e Luvrit në një metaforë qendrore të veprës.Arti nuk është vetëm ajo që mbetet në muze, por edhe ajo që njeriu nuk pranon ta lërë të vdesë në heshtje.
“Kryqi i fjalës” nuk është vetëm simbol fetar. Ai përfaqëson kryqin e besimit; kryqin e kujtesës; kryqin e së vërtetës; kryqin e fjalës së lirë. Në roman, pushteti nuk lufton objektin fizik të kryqit, ai lufton atë që ai përfaqëson. Prandaj fjala bëhet e rrezikshme. Dhe kryqi nuk mbetet më në kishë, ai vendoset mbi shpatullat e njerëzve.
Mesazhi themelorë dhe me i madh i romanit nuk është politik. Është njerëzor. Romani thotë se pushteti mund të burgosë trupin, të shembë kishën, të zhdukë varrin, por nuk mund të marrë gjithçka. Sepse njeriu ka një territor të fundit të paprekshëm: kujtesën, dashurinë, dhe fjalën.
“Kryqi i fjalës” mbetet kështu një roman i rëndësishëm i kujtesës shqiptare. Ai flet për çdo kohë kur njeriu detyrohet të zgjedhë mes qetësisë dhe së vërtetës. Dhe në fund, mbetet ndjesia se jo çdo kryq është dënim. Disa kryqe janë mënyra se si njeriu ruan dinjitetin.
Autori ARBEN ÇEJKU thekson:”Kudo, prishja e kishave, xhamive dhe vendeve të tjera të besimit në popullsinë e gjerë, konsiderohej si një mëkat i madh dhe, në përpjekje për të ndalur këtë valë shkatërruese, pati konflikte, përleshje, përplasje verbale dhe të dhunshme, të cilat çuan në një krisje besimi mes popullit dhe udhëheqjes së tij. Çdo lagje dhe çdo fshat tregonte historinë e vet unike, sesi u godit xhamia, kisha a teqeja, sesi në përplasjet e vazhdueshme civile, nën drejtimin e udhëheqjes ateiste, shënoheshin incidente, provokime dhunime, arrestime dhe dënime. Pak prej tyre e dinin se sipari i këtij revolucioni kulturor, kishte nisur në të famshmen Kisha e Zonjës së Këshillit të Mirë, aty në këmbët e Rozafës, në Shkodër. Me pretekstin se një repart ushtarak do të stërvitej aty afër, urdhëruan mbylljen e saj. Për ata që e dinin historinë e asaj kishe dhe të ikonës së saj të shenjtë, nuk ishte krejt rastësi pikënisja e një mynxyre të tillë ateiste, pikërisht atje. Kjo shenjtore, dhe historia mistike e udhëtimit të ikonës me portretin e saj, mbajtën gjallë besimin katolik ndër shqiptarët, të cilët në vitin 1467, pas vdekjes së Skënderbeut, ishin ndeshur me sulmet shkatërruese të ushtrisë otomane. Pas një rezistence shembullore, shumë katolikë nga rajoni i Shkodrës emigruan në Itali dhe në ikje e sipër, thuhet se morën me vete ikonën e Zonjës së Këshillit të Mirë, e cila u vendos në Genazano, në një katedrale që mban emrin e saj. Në rrëfimet fetare, por edhe në dy pikturat që ilustrojnë udhëtimin e Zonjës nga Shkodra në Itali, tregohet sesi ajo ra nga muri ku ishte vendosur, dhe më pas u ngrit në ajër për të kaluar mbi detin Adriatik, derisa zu vend në kishën e Genazanos”.
Unë duke lexuar këtë libër kujtoj me dhimbje të madhe varjen e poetit Havzi Nela,i cili pati theksuar në një mbledhje me popullin e zanës Shishtavec-Novosej-Kollovoz se:”Popullit shqiptar nuk mund t’i bëhen 2 ingjeksione në një periudhë të caktuar.Ndrrimi i veshjes dhe zhdukja e xhamive e kishave si institucione të besimit fetar në një kohë”.Havzi Nela sfidoi diktaturën me poezitë e tija dhe me fjalën që tha në ketë mbledhje.
Një mesazh i veçantë i autorit është se respekti dhe mirnjohja janë të përjetëshme dhe e zbukurojnë njeriun në ketë jetë.Unë kam menduar të nxjerr edhe disa shprehje gjatë lezimit të romanit”KRYEQI I FJALËS” si ma poshtë:
-Mjegulla e dritave të qytetit,nderur si jorgan ngjyrash gjithëfarëlloj.
-Kuleta një vajzë bukuroshe……e mbërthente Viktorin nga të gjitha anët,si një flakë e zjarrtë që për,si një flakë e zjarrtë që përthith deri në pikën e fundit të djrerës.
-Një fllad i padukshëm emocionesh kishte tkurrur energjitë djaloshare të Viktorit për të lundruar në detin eksitues dhe erotik të Kuletës.
-Besonte se ikja e sidomos mungesa e Viktorit,ishte pika e dobët që gjeti shigjeta e tensionit.
-Me mipritjen e njerzëve të thejshtë,të cilët ishin bërë sofër e prehër asaj dhe dy fëmijtë e saj.
-Pjetrit po ia prishte mushkëritë mall për gruan e fëmijtë e tij.
-Atë Mauricio që njhej si njeri me dituri të thella jo vetëm punët e fesë,por edhe të mjekësisë.
-Sikur i priste fjalët me dhëmbë hekuri,e jo sikur fliste para një turme me njerëz të hutuar.
-Kobanën e kishës suaj,sot do ta marrë organizata e rinisë,për ta përdoruar si çangë cdo mengjez e mbrëmje.
-Historia mistike e udhetimit të ikonës me portretin e saj,mbajtën gjallë besimit katolik ndër shqiptarët.
-Heshtja po rëndonte më shumë se çdo fjalë.
-Fjalët e përçarjes që t’i ke mbjellë në kokë ai prifti reaksionar dhe antishqiptar.
-Kambana ngjante me një kokë engjëllore prej bakri të ndarë nga trupi.
-Pak nga frika e pak nga servilizmi,mbaruan punën e nisur nga Pjetri.
-Sikur të kishin vënë poshtë një mëshqerë të bukur lalara,duke ngulur pa mëshirë thikë në të gjithë trupin.
-Në ketë përshëndetje mund të ndjeje formalitetin,qesëndinë,ironinë dhe deri besdinë e pritjes së gajtë të gjahut.
-Shejtërimin e çdp sherbese e bëntëe vetë kryqi i krishtit,siqë e quante ai me plotë gojën.
-Izolimi shoqëror,si një kamxhik shpirtëror,sapo kishte nisur të binte mbi familjen Oroshi,e cila nuk ishte ndeshur me të keqen.
-Eh mor mik po hyre nga këto dyer,fitorja më e madhe kur del nga qelia e vogël dhe hyn në qelinë e madhe,sepse nga që do rrotullohesh,në burg do të jesh.nga qelia e vogël.
-Vetëm ne kemi pranuar Hoxhën për krisht.
-Nuk je ti i pari që gënjen dhe hiqesh si viktimë e dhunës në hetuesi,sepse edhe të tjerë kan bërë si ti.
-Spiuni i Vatikanit,nuk heq dorë nga hedhja e helmit të tij.
-E gjithë propoganda fetare ka qenë një mashtrim dhe opium për popullin.
-Shumë vigjilencë,dukej se i garantonte gjumë të qetë udhëheqjes së lartëtë partisë.
-Pjetri konsiderohej si një thesar për familjen Oroshi dhe si i tillë nuk duhej braktisur.
-Aventura e një udhëtimi të gjatë me makinë,larg nga shtëpia,sikur ju pëlqente.
-Fëmijve u bëri përshtypje pema e ullirit të cilën nuk e njihnin.
-Kafshët po shfaqnin hapur etjen dhe urinë,prandaj Elizabeta kërkoi menjëherë për ta.
-Ata ishin të aq të vegjël sa nuk e ndanin dot kufirin midis lirisë dhe kufizimit të saj.
-Elizabeta ndjeu kujdesine parë njerzorë të fshatarëve të panjohur.
Xhamija qe një nga objektet me të vjetra të fshatit Vrap.
-Thshethemet në distancë të disa grave dashakeqe po i dobsonin shpirtin.
-Kërkonte të ishte më i lirë dhe nuk pranonte të lidhej cubi me zingjirë.
-Moza Liza ende në moshë të re dhe me një bukuri që nuk e braktisi kurrë,u bë një nga gratë më të respektuara të fshatit,sepse ndershmëria,korrektesa,sakrifica dhe përkushtimi në rritjen e fëmijve e dallonin prej shumë kujt.
-Lapsi i Viktor Oroshit po bëhej i famshëm mes fëmijve të fshatit Vrap.
-Fënijtë nuk e ndjenin aqë shumë vulën e dënimit politik të prindërve.
-Përveq mallit dhe meraku për bashkëshortin ,e gjithë pjesa tjetër mund të konsiderohej përjetimi i lumturisë njerzore.
-Mama Moza ishte një grua fisnike dhe shtylla e shëtpisë.
-Moma Liza dhe Fana gjetën qetësinë e munguar dhe me fytyrë të qeshur u këthyen në shtëpi.Për herë të parë ndjnjen një gëzim të madh.
-Vajzë më të mirë se Leta nuk ke për të gjetur,ani pse je aty ku nuk të mungon asgjë.
-Ryma e artit naiv nuk njihte,ndonjë themelues zyrtar,ndonëse ajo shfaqej më shumë artistë të ndryshëm evropian.
-Jeta po ridhte ëmbël dhe pa një tronditje derisa një ditë në galerinë Perrotin,erdhi për një vizitë të shkurtër Pier Rezenbegu,drejtori i livurit,muzeut më të madh të Parisit.
-Viktori Nisi të fantazonte një udhëtim mendor e emocional.
-Në portretin e nënës së tij,kërkonte të shprehte gjithë dashurinë dhe admirimin për heroinën e jetës së tij,e cila mbajti mbi supe një jetë të pazakontë.
-Viktori pikturonte aty me pasion e një amatori,që këkon të bëjë art dhe për të fituar dy lekë më shumë.
-Portretin e nënës suaj e pati pikturuar me shumë dashuri,duke zgjedhur çdo gjë me kujdesin më të madh dhe duke synuar majaën e stilit artistik.
-Atyre banorve u kullonte gjaku në damarët e tyre si gjaku që mban zemrën e njeriut.
-Nëse vizitoje Parisin pa parë Livrin,do të thoshte që nuk ke parë asgjë,por nese vizitoje Luvrin pa parë”Mona Lizën”,do të thoshte që nuk qenë në PARIS.
-Ndonjëherë,fama e sa më e madhe që të jetëaqë më e vogël e bënë të duket përmasën reale dhe fizike të njeriut ose objektit që rezaton.
-Elizabeta Oroshi kishte buzagazin e një malsorje fisnike plotë dritë.
-Portreti i “mona Lizës shkëlqente si një portë transmetuese që të qon në një dimension tjetër,mes tokësores dhe hyjnores.
-Pamja e përsonazhit në pikturë dhe titulli”Moma Liza”,po i çorjentonte të gjithë,ndërkohë që stafi ende nuk kuptonte se çfarë po ndodhte.
-Ashtu si çdo jetë njerzore ka çmimin e saj dhe jeta e çdo vepre arti ka çmimin e saj.
-Mirnjohja,i buronte nga kujtimi i familjarëve të tij,të cilët ndonëse,në shtëpinë e Viktor Oroshit,qenë strehuar dhe patën shpëtuar nga nazizmi,në shtëpinë e një Viktori tjetër anonim.
-Unë do të jem për jetë mirnjohës për punësimin dhe mbështetjen që më dhe në Luveër.
-Voktor Oroshi kishte shfaqur kriza emocionale dhe tërheqje në vetvehte,duke vështirësuar punën kolektive.
-Saherë punoja më dukej sikur flisja me nënën time dhe ajo shprehte gjitha sekretet dhe këshillat e saj me një dashuri që më linte zgjaur deri vonë.
-Moma Liza ishte një fisnike dhe kryelartë,jo vetëm nuk u dorëzua,por na mësoi dhe ne fëmijve si të mbijetojmë me shpresë,me punë dhe me besim tek zoti.
-Pavarësisht se jeta e saj,enrrat,burri i saj,bukurija,nderi,djersa e saj,u sprovuan nga saga e dënimeve komuniste,jo mbi jetoi bashkë me kryqin e shejtë,duke dëshmuar se dashuria e zotit trufon përballë çdo tiranie njerzore.
-Viktori kur e vinte theksin te vlera shpirtërore e njeriut,më shumë se te vlera e tij materjale,nuk shtirej,por bazohej në sinqeritetin e tij,si njeri i rrahur me vaj e uthull….duke i dhenë një mësim të madh avokatit të shtetit francez,i cili vetëm për para njeriut vendos paranë…..sepse,e gjithë kjo që ndodhi ka qenë në qendër vetëm një njeri-nënën time dhe vetëm ajo mund të qëndrojë si “NJËSH MBI ÇDO VLERË”.
Unë mund të themë se libri i z.Arben Çejkut ka vlerë të veçanta dhe ma ka hijeshur bibliotekën time modeste dhe ja vlenë ta lexosh për vleratë që ajo mbartë në vetvehte.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular