Një tjetër sasi e madhe kokaine është sekuestruar në Greqi, në kuadër të operacionit ndaj grupit ku dyshohet se bënte pjesë Lulëzim Caka.
Sipas burimeve policore, në një banesë ngjitur me atë ku më 9 shtator u ndalua Caka, janë gjetur edhe 26 kilogramë kokainë.
Dyshohet se droga ishte pjesë e një ngarkese të mëparshme të sjellë nga Amerika Latine, e fshehur brenda një ngarkese me trëndafila.
Me këtë zbulim, sasia totale e kokainës së gjetur në banesën dhe magazinat e grupit arrin në 110 kilogramë.
Më 9 shtator, autoritetet kishin sekuestruar 84 kilogramë kokainë, ndërsa më pas, bazuar në informacionet e siguruara gjatë hetimit, u identifikua edhe vendndodhja e 26 kilogramëve të tjerë, për të cilët dyshohej se kontrolloheshin nga Caka dhe bashkëpunëtorët e tij.







