HomeAktualitetViti i Ri shkollor/Rakip Suli: Në Kamëz hapën dyert 25 shkolla me...

Viti i Ri shkollor/Rakip Suli: Në Kamëz hapën dyert 25 shkolla me standarde të BE dhe 24 çerdhe dhe kopshte. Ja URIMI për nxënësit, mësuesit dhe prinderit

Advertismentspot_img

Si në të gjithë vendin edhe në Kamëz dje shkollat, kopshtet dhe çerdhet kanë hapur dyert për fëmijët. Ne Kamez infrastruktura arsimore është jashtëzakonisht e mirë, mjaft cilësore dhe ploteson çdo standart të mundshëm duke qenë e njëjtë me vendet e BE. Bashkia Kamëz nën kujdesin e veçantë të kryetarit Rakip Suli ka bërë një punë mbresëlënëse sa i përket përmirësimit rrënjësor të infrastrukturës arsimore duke rikonstruktuar plotësisht dhe me cilësi objektet ekzistuese dhe ndërtuar nga fillimi dhjetra shkolla e kopshte. Veç kësaj kujdes i shtuar është patur dhe sa i përket plotësimit të kërkesave të tjera që shkollat kanë patur. Në ditën e parë të shkollës përmes postimit në rrjetin social Facebook të investimeve në arsim, kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka uruar fëmijët si dhe mësuesit dhe prindërit për vitin e ri shkollor.
URIMI
Të dashur nxënës
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju uroj nga zemra suksese, mbarësi dhe një vit të mbushur me dije, ëndrra e arritje!
Sot, 25 shkolla, nga klasa e parë deri në të 12-tën, me standarde të Bashkimit Europian, hapin dyert për rreth 18 mijë nxënës.
Po sot, 24 çerdhe dhe kopshte, njëra më e bukur se tjetra, mirëpresin rreth 5 900 fëmijë, duke u ofruar ambiente moderne, të sigurta dhe plot ngjyra.
Një urim i veçantë për vogëlushët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës. U priftë e mbara në rrugën e bukur të dijes!
Suksese nxënësve, mësuesve dhe prindërve!
Një vit të mbarë shkollor për të gjithë
!”- shkruan Kryetari i Bashkise Kamez Rakip Suli.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular