Nënkolonel Bedi Kaloshi do të jetë në krye të komandës së Bazës Ajrore të Farkës. Ditën e djeshme ai ka marrë detyrën në prani të ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Arben Kingji.
Pas 20 vitesh shërbim në Forcën Ajrore dhe veçanërisht në Bazën e Farkës, Nënkolonel Ervin Buzi e ka dorëzuar me nder detyrën te kolegu Bedi Kaloshi.
“Mirënjohje ndaj punës së Nënkolonel Ervin Buzit për 20 vitet e shërbimit në Forcën Ajrore e veçanërisht në drejtimin e Bazës Ajrore Farkë; dhe shumë mbarësi Nënkolonel Bedri Kaloshit si komandant i kësaj baze në vijimin e punëve të mira të deritanishme. Shumë respekt gjithashtu për të gjithë efektivët e Forcës Ajrore, të cilët gjatë këtij sezoni veror kanë realizuar me sukses operacione për përballimin e zjarreve dhe emergjencave civile”, shkruan Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes.







