Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, u ka bërë thirrje njerëzve që të kenë më shumë besim te kompanitë e inteligjencës artificiale dhe te përpjekjet e tyre për ta zhvilluar teknologjinë në mënyrë të përgjegjshm
Gjatë një konference të zhvilluar të martën në San Francisko, Altman tha se publiku duhet të besojë se kompanitë e AI do të bëjnë “gjënë e duhur”, duke nënvizuar rëndësinë dhe peshën e përgjegjësisë që mbart zhvillimi i kësaj teknologjie.
“Bota duhet të besojë se ne do të bëjmë gjënë e duhur, sepse është gjëja e duhur dhe ne e ndiejmë madhësinë e kësaj përgjegjësie”, u shpreh Altman.
Megjithatë, kreu i OpenAI pranoi se shqetësimet e publikut lidhur me rreziqet e inteligjencës artificiale janë të justifikuara. Sipas tij, aftësitë e mjeteve të AI janë zhvilluar me ritme shumë të shpejta dhe tashmë është më e lehtë të imagjinohen skenarë në të cilët kjo teknologji mund të përdoret në mënyrë të rrezikshme.
“Bota ka të drejtë të ketë frikë nga kjo”, tha Altman, duke iu referuar rreziqeve të mundshme të inteligjencës artificiale.
Deklaratat u bënë gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën vjetore të organizuar nga kompania e teknologjisë Salesforce.







