HomeAktualitetDOKUMENTI/81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së, publikohet aktgjykimi i plotë...

DOKUMENTI/81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së, publikohet aktgjykimi i plotë Gjykatës Speciale në Hagë

Advertismentspot_img

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të katër janë shpallur fajtorë për një sërë krimesh lufte dhe janë dënuar me gjithsej 81 vite burgim.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 vite burgim.

Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite burgim, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.

Hashim Thaçi – 25 vite burgim

Kadri Veseli – 18 vite burgim

Rexhep Selimi – 13 vite burgim

Jakup Krasniqi – 25 vite burgim

Në total, katër të akuzuarit janë dënuar me 81 vite burgim.

Në të njëjtën kohë, Trupi Gjykues i ka shpallur të katër ish-krerët e UÇK-së të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, pasi Prokurori i Specializuar nuk ka arritur të provojë përtej dyshimit të arsyeshëm se ishte kryer një sulm i përhapur ose sistematik ndaj një popullate civile.

Të akuzuarit janë shpallur gjithashtu të pafajshëm lidhur me një numër incidentesh të tjera të krimeve të luftës.

Për sa i përket dënimeve, Trupi Gjykues ka vendosur që Hashim Thaçi të dënohet me 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.

Në dënimet e shqiptuara është llogaritur edhe koha që katër ish-krerët e UÇK-së kanë kaluar në paraburgim.

Në total, dënimet e shqiptuara nga Gjykata Speciale ndaj katër të akuzuarve arrijnë në 81 vite burgim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular