HomeAktualitet“Duke luftuar për Kosovën që sot e quajmë shtëpi”, Dua Lipa dhe...

“Duke luftuar për Kosovën që sot e quajmë shtëpi”, Dua Lipa dhe Rita Ora reagojnë pas vendimit të Hagës

Advertismentspot_img

Dua Lipa dhe Rita Ora kanë reaguar në rrjetet sociale pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë, që i dënoi ato me 81 vite burg në total.

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar në Instagram dy postime, ku në njërin prej postimeve shfaqet mesazhi “Liria ka emër”, i shoqëruar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në postimin tjetër janë renditur shifra që lidhen me pasojat e luftës në Kosovë, ku përmenden 1 milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 1,024 fëmijë të vrarë, 20 mijë persona të dhunuar dhe 1,600 persona që rezultojnë ende të zhdukur nga forcat serbe.

Edhe këngëtarja Rita Ora, ka publikuar një fotografi  ku shfaqet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Duke luftuar për Kosovën që sot e quajmë shtëpi”, shkruhet në përshkrimin e fotografisë së publikuar nga këngëtarja.

Reagimet e dy këngëtareve vijnë në një ditë kur aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka sjellë reagime të shumta në Kosovë dhe në mesin e figurave publike shqiptare duke e cilësuar vendim të padrejtë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular