Helen Flanagan ka bërë shaka se do t’i duhet të shesë të brendshmet për të paguar shpenzimet e avokatit, ndërsa vijon përplasja e saj me ish-partnerin, futbollistin Scott Sinclair.
Aktorja e njohur e “Coronation Street” është përballur së fundmi me disa vështirësi financiare, pasi babai i fëmijëve të saj shiti shtëpinë e tyre familjare, duke e detyruar Helen të zhvendosej në një banesë më të vogël. Në postimin e saj të fundit në “Instagram”, 36-vjeçarja me humor pikant publikoi një video ku bënte shaka se do të shiste të brendshmet për të siguruar para.

Në videon e shkurtër, Helen, e njohur për fotografitë e saj provokuese me lingerie, shihet duke hequr mbathjet poshtë një fustani të gjatë dhe më pas duke i tundur ato në ajër. Në skenën pasuese, aktorja shkon në një zyrë poste, ku blen një zarf.
Më pas, ajo shihet duke dalë nga dyqani duarbosh, duke lënë të kuptohet se i kishte dërguar të brendshmet me postë një fansi.
Mbi video, Helen shkroi: “Kur duhet të gjesh një mënyrë për të paguar shpenzimet e avokatit”. Së fundmi, “The Sun” raportoi gjithashtu se miqtë e Helen kishin folur për vështirësitë e saj financiare. Muajin e kaluar u bë e ditur se ajo po kërkonte 60 paund për fotografi të saj me autograf gjatë një eventi me fansat.












