Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, në afërsi të zonës së Zogut të Zi, ku një 68 vjeçar, i identifikuar si Hysni Patushi, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij.
Gruaja, e identifikuar si Lumturi Patushi, 58 vjeçe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit të bashkëshortëve, ndërsa ndodhej edhe nipi i mitur i tyre.
Po ashtu, i pranishëm ka qenë edhe dhëndri i çiftit, i cili është shoqëruar nga policia.
Pas ngjarjes, Hysni Patushi është larguar dhe aktualisht është në kërkim nga Policia, e cila ka nisur veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:20, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.







