HomeAktualitetE zuri korenti duke peshkuar, del FOTO e mësuesit 31-vjeçar që humbi...

E zuri korenti duke peshkuar, del FOTO e mësuesit 31-vjeçar që humbi jetën në Dibër

Advertismentspot_img

Dibra ndodhet në zi për ndarjen e parakohshme nga jeta të mësuesit Ervis Kaloshi, një emër i njohur dhe i respektuar në komunitetin arsimor të zonës.

Për vite me radhë, Kaloshi iu përkushtua mësimdhënies në disa shkolla të Dibrës, duke përcjellë te nxënësit jo vetëm dije, por edhe përkushtim, afërsi dhe vlera njerëzore.

Vitet e fundit ai shërbente si mësues në shkollën 9-vjeçare Grykë-Nokë, ku do të kujtohet nga kolegët dhe nxënësit për përkushtimin ndaj profesionit dhe marrëdhënien e ngrohtë me komunitetin.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë trishtim të madh në radhët e arsimit në Dibër

Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Dibër, në mesazhin e saj të ngushëllimit, e përshkruan Ervis Kaloshin si një mësues që “përcolli dije, dashuri dhe vlera njerëzore te brezat e rinj”, duke theksuar se kontributi dhe përkushtimi i tij do të mbeten në kujtesën e atyre që patën mundësinë ta njihnin.

Kaloshi humbi jetën në një aksident tragjik gjatë peshkimit në zonën e Sinës. Sipas informacionit zyrtar të Policisë, ai dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike pranë lumit Drini i Zi.

Përtej rrethanave tragjike të largimit të tij, kujtimi që mbetet është ai i një mësuesi të ri që një pjesë të rëndësishme të jetës ia kushtoi shkollës, fëmijëve dhe arsimit.

Për familjen mbetet dhimbja e një humbjeje të pazëvendësueshme, për kolegët humbja e një bashkëpunëtori, ndërsa për nxënësit kujtimi i mësuesit që ishte pjesë e viteve të tyre të shkollës.

Si ndodhi ngjarja?

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Dibrën, ku mësuesi Ervis Kaloshi ka humbur jetën teksa po peshkonte.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Sinë, Njësia Administrative Arras, Bashkia Dibër. Kaloshi, 31 vjeç, dyshohet se gjatë peshkimit në lumin Drini i Zi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë është transportuar për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa hetuesit po punojnë për të përcaktuar saktësisht rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia.

Viktima është Ervis Kaloshi, banues në Sinë të Poshtme dhe mësues i njohur në zonën e Dibrës.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular