HomeSociale“Ke emrat, shumat dhe pagesat”/ Dokumentari nga Austria që paralajmëron të tjera...

“Ke emrat, shumat dhe pagesat”/ Dokumentari nga Austria që paralajmëron të tjera të dhëna për aferat korruptive, çfarë fshihet në USB

Advertismentspot_img

Një dokumentar i ri investigativ, që po përgatitet nga një producent austriak, pritet të sjellë në vëmendje të dhëna dhe dëshmi të reja lidhur me disa prej projekteve dhe aferave të dyshuara të korrupsionit në Shqipëri. Materiali bazohet në dëshminë e një personi nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ndërsa një pjesë e shkurtër e investigimit është publikuar në rrjetet sociale nga gazetarja Lindita Çela.

Në qendër të fragmentit të publikuar është një USB, për të cilën dëshmitari pretendon se përmban të dhëna mbi pagesa, emra dhe shuma parash, ndërsa dokumentari i plotë pritet të sjellë më shumë detaje pas përfundimit të procesit të verifikimit të materialeve.

Spekulimet janë se bëhet fjalë për projekte të njohura në Shqipëri dhe që kanë prodhuar afera të mëdha korrupsioni. Dëshmia paralajmëron implikimin e zyrtarëve të lartë të mazhorancës në raste korrupsioni, të lidhura me përfitimin e fondeve publike për një sërë projektesh në Shqipëri.

Në videon e shoqëruar nga mesazhi i gazetares Lindita Çela e cila shkruan se: “Materiali që publikohet tani është vetëm një fragment i shkurtër i një investigimi më të gjerë, i cili do të sjellë në vijim detaje dhe prova që hedhin dritë mbi përfshirjen e gjithkujt, ndërsa hetimi dhe procesi i verifikimit vazhdon”.

Gazetari: Pra çfarë ka në këtë USB?

Dëshmitari: Të gjitha të dhënat, të gjitha pagesat…

Gazetari: Pra, nëpërmjet kësaj USB mund të shkosh tek të gjitha…? Dëshmitari: Të gjithë njerëzit që unë po akuzoj sot.

Dëshmitari: Ke emra, shumën e parave, ke të dhëna, ke dhe arsyet se pse janë paguar këto para tek ata…

Kush është gazetari Frederik Fussel
Frederik Füssel është regjisor, producent dhe drejtor fotografie austriak, me një karrierë që nisi në vitin 1992 në ABC TV Austria. Ai ka punuar në produksione filmike dhe televizive në më shumë se 50 vende dhe në vitin 2001 themeloi kompaninë FMproductions. Aktualisht është CEO dhe producent i Seven Ocean Pictures.

Füssel realizoi disa dokumentarë ndërkombëtarë. “Singing for Life” fitoi Çmimin Special në Prix Italia në Torino në vitin 2011. Një nga punët e tij të fundit është “People of War” (2024), dokumentar i xhiruar përgjatë dy viteve në Ukrainë, ku ndoqi vullnetarë që evakuonin civilë dhe shpërndanin ndihma pranë zonave të luftës.

Füssel ka punuar gjithashtu si drejtor fotografie në produksione televizive dhe realizoi projekte në Europë, Afrikë, Azi dhe Amerikën e Veriut.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular