Më 24–25 shtator 2026, në Shkup, përfaqësues të FED invest morën pjesë në Konferencën e Aleancës së Ballkanit Perëndimor për Sektorin e Mikrofinancës – MicroBalkans 2026.
Me tematikë “Sfidat, Mundësitë, Zgjidhjet dhe Përfshirja”, eventi mblodhi mbi 200 profesionistë të sektorit financiar, fintech, IT, investitorë dhe përfaqësues të tjerë.
Konferenca ofroi një mundësi të vlefshme për të shkëmbyer eksperienca, për të ndërtuar partneritete dhe për të diskutuar mbi të ardhmen e mikrofinancës, inovacionin dhe përfshirjen financiare në Ballkanin Perëndimor.
Vazhdojmë të punojmë për më shumë mundësi financimi dhe zgjidhje të përshtatura për individët, fermerët, bizneset në Shqipëri dhe plus 100.000 anëtarët tanë.
FED invest – Gjithmonë financë sociale







