Ambasada amerikane në Tiranë po zhvillon një pritje zyrtare me përfaqësues të politikës dhe medias për të prezantuar ambasadorin e ri Eric Wendt, pas dorëzimit të letrave kredenciale të presidenti Begaj.
Megjithatë, kryetari i PD Sali Berisha duket se vijon të jetë ‘non Grata’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e për pasojë edhe në amabsadën e SHBA-së, pasi nuk ka marrë ftesë për të qenë i pranishëm në ceremoni.
Ftesat për të marrë pjesë në prezantimin e ambasadorit të ri u kanë ardhur nëpërmjet postës elektronike dhjetëra personave të paktën 2 javë më herët, por një e tillë nuk ka shkuar kurrë në e-mailin e Berishës.
Madje këtë e ka konfirmuar edhe vetë Sali Berisha një javë më parë, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët.
“I uroj mirëseardhjen ambasadorit, nuk kam asnjë dijeni e për ceremoninë”, u përgjigj Berisha.
Pas një mungese të një ftese nga ambasada e SHBA-së, duket se Berishës nuk i është hequr asnjëherë ‘non grata’, nga SHBA por ai thjesht ka rimarrë vizën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.







