HomePolitikeDiaspora ka zë, PD takim në Breshia

Diaspora ka zë, PD takim në Breshia

Advertismentspot_img

Për Partinë Demokratike zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm nuk janë rutina e radhës një herë në katër vite, as përzgjedhja e një “administratori bashkiak”, por shumë më tepër se aq. Diaspora nuk mund të mbesë jashtë këtij procesi. Takimi i radhës shumë i rëndësishëm u mbajt në Breshia të Italisë, në fundjavën e kaluar.

Eventi u organizuar nga sekretari për Diasporën në PD, Ethem Aga, kryetari i Degës së PD-së në Brescia, Admir Plaka dhe koordinatori Edi Çekrezi. Në këtë takim morën pjesë edhe deputeti Klevis Balliu si dhe dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja.

Sekretari për Diasporën në PD, Ethem Aga tha se pesha dhe roli i diasporës në zgjedhjet lokale është shumë i rëndësishëm, si në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkish, ashtu edhe për anëtarët e këshillave bashkiakë. “Diaspora nuk shihet nga PD vetëm si numra në kohë zgjedhjesh. Jeni vlera kryesore e kësaj force politike dhe roli juaj do jetë edhe në vendimarrje”-tha Aga.

Sipas pjesëmarrësve, keqeverisja në vend dhe protestat e zhvilluara i kanë “hapur sytë” edhe faktorit ndërkombëtar, që tashmë ka një vëmendje të shtuar ndaj Shqipërisë. Në takim pati anëtarësime të reja ku tashmë dispora do ketë mbledhje të përhershme ku bazë e diskutimeve do jenë jo vetëm zhvillimet politike në Shqipëri, por edhe nevojat e komunitetit shqiptar kudo që jeton.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular