HomePolitikeAmbasadori i SHBA-së, Eric Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho: Prioriteti...

Ambasadori i SHBA-së, Eric Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho: Prioriteti i Trump, lufta kundër krimit transnacional dhe trafikut narkotikëve…

Advertismentspot_img

Ambasadori i ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt kreu sot në vizitë në SPAK ku u takua me kreun e Prokurorisë se Posaçme Anti-Korrupsion, Klodian Braho.

Në një postimin e publikuar zyrtarisht nga Ambasada e SHBA-së, theksohet se gjate bashkebisedimit, kreu i diplomacise se SHBA, Eric Wendt ka theksuar se lufta ndaj krimit transnacional, trafiku i narkotikëve dhe migracioni i paligjshëm janë përparësitë kryesore të presidentit  Donald Trump.

“Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.
Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”, theksohet ne postimin e Ambasadës Amerikane ne Tirane.

Postimi shoqërohet me fotot nga takimi i Eric Wendt edhe me kreun e Byrosë Kombetare te Hetimit, Joni Keta.

eric wendt keta

Eric Wendt mori zyrtarisht detyrën në Shqipëri 1 javë më parë me dorëzimin e letrave kredenciale në Presidencë. Me herët, kreu i diplomacisë se SHBA ne Tirane, zhvilloi takim javën e shkuar edhe kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Niko Peleshi.


Postimi i Ambasadës së SHBA në rrjetet sociale:

Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.
Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular