Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, por nuk do të mungojnë as intervalet me kthjellime, kryesisht në zonën e qendrës dhe jugut të vendit.
Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në veri dhe pjesërisht në zonën qendrore, reshjet pritet të jenë hera-herës në formën e shtrëngatave, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe verilindja, me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Në vijën bregdetare dhe në lugina, era pritet të forcohet dhe të arrijë deri në 20 m/s.
Ndërkohë, në det pritet valëzim i forcës 3 deri në 5 ballë.









