Dueli mes Kaljarit dhe Juventusit u mbyll me tension mes dy trajnerëve Pisakane dhe Spaleti. Incidenti nuk i shpëtoi as kamerave. Gjithçka ndodhi në momentin që trajnerët shkuan për t’i dhënë dorën njëri-tjetrit.
Ishte Pisakane ai që shtrëngoi nga krahu Spaletin, i cili iu përgjigj “dhëmb për dhëmb”, kolegut të tij. U desh ndërhyrja e pjestërëve të tjerë të stafit që situata mos të agravonte.
Të dy trajnerët u ndëshkuan me karton të kuq nga gjyqtari, duke humbur kështu ndeshjet e radhës. Me shumë gjasa do të jenë edhe subjekt i Komisionit të Disiplinës.
MOMENTI I TENSIONIT: VIDEO







