HomeBotaPolitologu Ardit Gjinali: Protestat në Francë, mesazh shkundës për elitat politike

Politologu Ardit Gjinali: Protestat në Francë, mesazh shkundës për elitat politike

Advertismentspot_img

Politologu Ardit Gjinali zhvilloi një bisedë në emisionin e mbasdites “World News”, Klan News me gazetaren e mirënjohur Linda Karadaku, ku komentoi mbi valën e re të protestave në vende të ndryshme të Europës veçanërisht në Francë, shembulli i spikatur i reagimit qytetar ndaj secilit fenomen keqqeverisës dhe mospranimit të ushtrimit të politikave të diskutueshme qeverisëse.

Gjinali cilësoi protestat në Francë si një shkundje ndaj elitave politike në tërësi, të njëjtave në Francë dhe në Europën Perëndimore;- Gjinali vijoi duke shprehur mendimin që nevojitet një ridimensionim i komunikimit politik të establishmentit politik me publikun e gjerë, larg gjuhës së drunjtë dhe mesazheve të përgjithshme;- reagimi i vonuar ndaj nevojës dhe thirrjes qytetare dërgon drejtë verdikteve qytetare drejtë ekstremeve politike përkatësisht të djathtë ose të majtë duke patur në konsideratë modelet “LE PEN” dhe “MELENCHON”, të njëjtët parashikohen si sfiduesit në raundin e dytë të zgjedhjeve Presidenciale Franceze, të tillat pritet të mbahen në pranverën e vitit 2027.

Gjinali risolli në kujtesë protestat e jelekëverdhëve, ne periudhën 2018-2019 dhe theksoi ngjashmërinë me protestat e nisura, duke cilësuar si shprehje të reagimit shoqëror autentik Francez, i tilli i shpërfaqur në periudha të ndryshme historike. Në përfundim, Gjinali nuk përjashtoi mundësinë që vala e protestave të mos mbetet thjeshtë e tillë, por të ndikojë në proçesin e ardhshëm zgjedhor Presidencial, jo thjeshtë në numra, por dhe në shpërfaqjen e ndonjë figure përfaqësuese si kandidaturë e mundshme , fakt i mundshëm që do të hapte tërësisht garën Presidenciale dhe do ta dërgonte drejtë të papriturave të reja politike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular