HomeAktualitetVIDEO/Tre adoleshentë aksidentohen me motorë elektrikë në Berat, dy në gjendje kritike...

VIDEO/Tre adoleshentë aksidentohen me motorë elektrikë në Berat, dy në gjendje kritike u transportuan tek Trauma      

Advertismentspot_img

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në rrethrrotullimin në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e By Pass-it, ku janë përfshirë tre 16-vjeçarë që po lëviznin me motorë elektrikë.

Sipas informacioneve paraprake, të miturit dyshohet se po zhvillonin gara me njëri-tjetrin, kur kanë humbur kontrollin në rrethrrotullim dhe janë përplasur.

Të tre të rinjtë janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit. Dy prej tyre, të cilët kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë, janë dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, 16-vjeçari i tretë po merr trajtim në Spitalin e Beratit, jashtë rrezikut për jetën, por me fraktura të shumta.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular