Nënshkruhet marrëveshja e partneritetit për sjelljen e TUMO-s në Kamëz, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e aftësive teknologjike dhe kreative të të rinjve. Ky bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit përfaqëson një investim në potencialin e të rinjve dhe në zhvillimin e komunitetit. Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm: Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Michael Granoff – Kryetar i Bordit të AADF-së, Martin Mata – Drejtor Ekzekutiv (CEO) i AADF-së, Shqipe Berisha – Drejtore Ekzekutive e Qendrës Piramida dhe Taulant Balla – Drejtues politik i Qarkut Tiranë. Programi TUMO qendra e parë jashtë Tiranës për të rinjtë 12-18 vjeç iu ofron të rinjve mundësi për të mësuar teknologjinë dhe për të zhvilluar aftësi krijuese e digjitale. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se nisma po zhvillohet në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), bashkinë e Kamzës dhe TUMO Piramida. Qendra do t’u shërbejë të rinjve të moshës 12-18 vjeç, duke u krijuar mundësi të mësojnë dhe të zhvillojnë aftësi në fushën e teknologjisë, programimit dhe krijimtarisë digjitale, përmes programeve praktike dhe punës së pavarur. “Qëllimi është që të rinjtë të zbulojnë interesat dhe talentet e tyre, të fitojnë njohuri të reja dhe të përgatiten më mirë për profesionet e së ardhmes. Zgjerimi i TUMO-s synon të afrojë edukimin teknologjik me të rinjtë, duke nxitur zhvillimin e aftësive digjitale dhe krijuese që po marrin rëndësi gjithnjë e më të madhe në tregun e punës.
TUMO në Kamzë, qendra e parë jashtë Tiranës për të rinjtë 12-18 vjeç që iu ofron mundësi për të mësuar teknologjinë dhe zhvilluar aftësi krijuese e digjitale
RELATED ARTICLES







