HomeAktualitetNjë grup protestuesish "mësyjnë" te Qytet Studenti, thyejnë dyert dhe xhamat e...

Një grup protestuesish “mësyjnë” te Qytet Studenti, thyejnë dyert dhe xhamat e godinave te vajzave

Advertismentspot_img

Prej orëve të mëngjesit vijon situata e tensionuar në Tiranë për shkak të protestës. Një grup protestuesish “mësyjnë” te Qytet Studenti, thyejnë dyert dhe xhamat e godinave te vajzave. Siç shihet nga pamjet e siguruara deri më tani nuk ka prezencë të forcave të policisë, Nga ana tjetër, studentët janë larguar të frikësuar nga godinat ku qëndrojnë. Gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar në emisionin “Opinion” se drejtori i konvikteve në Qytetin Studenti ka konfirmuar si të vërtetë incidentin ku persona të maskuar sulmuan godinat, thyen xhama dhe kërcënuan studentët.

Sipas Fevziut, ai ka komunikuar drejtpërdrejt me drejtuesin e konvikteve, i cili ka pohuar se ngjarja ka ndodhur. Gazetari shtoi se Prokuroria ndodhet tashmë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të forta për identitetin e personave të maskuar, mënyrën se si kanë hyrë në zonën e konvikteve dhe nëse veprimet e tyre kanë qenë të organizuara.

Hetimi pritet të përcaktojë autorët dhe përgjegjësitë për incidentin, i cili ka shtuar shqetësimet për sigurinë e studentëve që banojnë në Qytetin Studenti.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular