HomeKryesoreMe vetëpërmbajtje dhe respekt ndaj rendit kushtetues, rrëzoni tranzicionin 36 vjeçar Rama-Berisha-Meta/nga...

Me vetëpërmbajtje dhe respekt ndaj rendit kushtetues, rrëzoni tranzicionin 36 vjeçar Rama-Berisha-Meta/nga Naim Hasani

Advertismentspot_img

Nga Av.Naim Hasani
Ne këto ore dramatike qe po kalon Shqipëria, bej thirrje për vetëpërmbajtje dhe respekt te rendit kushtetues. Dhuna e ndaj protestuesve paqësor nuk mund te justifikohen siç nuk mund te justifikohen aktet e dhunës nga elemente destructive.
Sot Shqipëria kërkon te ndahet njëherë e mire nga tranzicioni i tej zgjatur 36 vjeçar i iniciuar dhe ekzekutuar me perpikmeri nga dyshja famëkeqe Berisha Rama. Njeri ka marre peng shtetin, tjetri opozitën. Çdo shqiptar i ndershëm tashme e ka te qarte se kane qene, janë dhe do te marrin fund bashke.
Koha e tyre ka marre fund por fundi duhet dhe do te jete nëpërmjet shtetit ligjor, sistemit te drejtësisë dhe rendit kushtetues.
Dorëheqja dhe largimi i te dyve nga politika shqiptare është nevoje dhe kërkesë demokratike. Ata qe bashkëpunuan me ta dhe Like Floririn duhet tju kërkojnë ndjese publike qytetarëve shqiptar dhe duhet edhe ata te pergjigjen një dite para drejtësisë se re qe do te vije ne Shqipëri.
Jemi një komb Europian dhe duhet te sillemi si te tille nëse Shqipëria do qe te behet pjese e sistemit politik dhe Ekonomik Europian.
Dhuna ne asnjë krah nuk duhet te përkrahet dhe politika duhet medoemos te reflektojë ne këto pak kohe qe i ka mbetur.
Kudo qe jemi duhet te jemi krenar për Shqipërinë dhe te kontribuojmë qe te behet shtet demokratik i denje si anëtar i NATO’s dhe se shpejt Bashkimit European.
Edhe pse për kaq vite menduan se populli shqiptar është dele Berisha dhe Rama tani po mësojnë sa gabim ishin sepse janë ata e keqja e Shqipërisë sonë te dashur.
Vetëm maturia politike dhe dialogu i  sinqerte qe garanton ndarjen njëherë e mire nga politika e vjedhjes dhe degradimit te shtetit qe beri te mundur zbrazjen masive te Shqipërisë janë rruga e vetme për te kapërcyer krizën politike ne vend.
Sytë tanë janë nga Shqipëria. Zemra jone është ne Shqipërisë!
Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular