HomeOP EDDhuna ndaj studentëve është përgjegjësi politike e kësaj qeverie! nga Ethem Aga

Dhuna ndaj studentëve është përgjegjësi politike e kësaj qeverie! nga Ethem Aga

Advertismentspot_img

nga Ethem Aga

Dhimbja e shpirtit është fort më e madhe se çdo plagë fizike kur shihen studentë që përballen me dhunën e policisë. Ata kërkojnë të drejtat e tyre dhe kushte më të mira jetese. Janë fëmijët tanë këta djem dhe vajza të reja. Kanë të drejtë të kërkojnë arsim më të mirë dhe një të ardhme në Shqipëri. Qeveria duhet t’i dëgjojë dhe t’u japë përgjigje dhe jo të tallet me ta, siç e ka bërë në vitet 2018-2019. Ata nuk besojnë më. Gjithçka do e toleroni, përveç mashtrimit, përbuzjes dhe injorimit nga kjo qeveri që përfundimisht ka humbur çdo kredo morale.

Dënoj me forcë dhunën dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të atyre që janë ndaluar padrejtësisht. Të zbardhet kush ka goditur dhe kush ka urdhëruar. Secili duhet të mbajë përgjegjësi, pavarësisht postit që ka.

Policia duhet të ndalë përdorimin e pajustifikuar të forcës dhe të ndihmojë në qetësimin e situatës.

Institucionet e sigurisë kanë detyrë të mbrojnë qytetarët dhe të respektojnë Kushtetutën.

Kam 36 vite në diasporë, tashmë edhe më detyrën e Sekretarit për Diasporën dhe Emigracionin në Partinë Demokratike. E njoh dhimbjen e largimit, mungesën e familjes dhe mallin për vendin tim.

Edhe kur ndërton jetën jashtë, shqetësimi për Shqipërinë të shoqëron çdo ditë.

Pas çdo të riu që largohet, mbeten prindër që presin dhe një familje që jeton e ndarë. Këtë e kanë përjetuar shumë familje shqiptare, brenda dhe jashtë vendit. Nuk dua që edhe brezi i këtyre studentëve ta shohë largimin si të vetmen rrugë përpara.

Si Sekretar për Diasporën dhe Emigracionin, për mua kjo është një përgjegjësi që e ndiej personalisht. Dua një Shqipëri ku të rinjtë mund të ndërtojnë jetën e tyre dhe ku bashkëatdhetarët që dëshirojnë të kthehen gjejnë siguri, drejtësi dhe mundësi për të kontribuuar.

Lidhja me diasporën duhet të ketë vlerë çdo ditë, përtej remitancave dhe periudhave zgjedhore.

Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe të largohet. Një qeveri që u përgjigjet kërkesave të rinisë me dhunë ka humbur besimin që i duhet për të qeverisur.

Jam pranë studentëve dhe pedagogëve në kërkesat e tyre të drejta që pëmblidhen në kërkesën kryesore: Dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe i bëj thirrje çdo qytetari të mbështesë protestën paqësore dhe të kërkojë drejtësi.

Dua që Shqipëria t’u japë të rinjve arsye për të qëndruar dhe atyre që janë larguar shpresë për t’u kthyer.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular