Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga avokati i saj.
Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, Ballukut i është komunikuar zgjatja e afatit të hetimeve, të cilat pritet të vijojnë deri në muajin janar.
Në thirrjen e sotme, përveç zgjatjes së afatit të hetimeve, Balluku është thirrur edhe për të caktuar datën e radhës kur do të japë shpjegime.







