HomeKryesoreMë 22 tetor ‘sytë’ nga Mali i Zi! Rama, Kurti dhe liderët...

Më 22 tetor ‘sytë’ nga Mali i Zi! Rama, Kurti dhe liderët e rajonit në samitin e Procesit të Berlinit

Advertismentspot_img

Të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet më 22 tetor në Mal të Zi, nën drejtimin e kryeministrit malazez, Milojko Spajić.

Pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar kryeministrat Đuro Macut, Edi Rama, Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krišto.

Takimi synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të çojë përpara nisma të përbashkëta me partnerët evropianë, në funksion të integrimit ekonomik dhe anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja e të gjithë liderëve konfirmon rëndësinë e Procesit të Berlinit si një platformë për forcimin e besimit, rritjen e ndërlidhjes mes vendeve të rajonit dhe avancimin e perspektivës së përbashkët evropiane.

Samiti do të zhvillohet në Miloçer dhe do të shënojë përfundimin e kryesimit të Procesit të Berlinit nga Mali i Zi për këtë vit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular