HomePolitikeKuvendi mblidhet sot në seancë plenare në orën 10:0, ja çfarë pritet...

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare në orën 10:0, ja çfarë pritet të ndodhë

Advertismentspot_img

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën plenare, me një rend dite që përfshin interpelanca me tre ministra, shqyrtimin e disa projektligjeve dhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale. Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Po ashtu, do të zhvillohen dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi, si dhe një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. Gjatë seancës pritet të shqyrtohen disa projektligje, mes të cilave ratifikimi i Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta, si dhe ndryshimet në ligjin për shërbimet e pagesave. Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndryshimet në ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, si dhe projektligji për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale. Deputetët do të shqyrtojnë edhe projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular