HomeSportTronditje te Bajern Mynih! Trajneri Kompani pëson kolaps dhe dërgohet me helikopter...

Tronditje te Bajern Mynih! Trajneri Kompani pëson kolaps dhe dërgohet me helikopter në spital

Advertismentspot_img

Bajern Mynih është në alarm, pasi trajneri Vincent Kompani ka pësuar kolaps sot në ambientet e klubit dhe është dërguar me helikopter urgjence në spital.

Sipas informacioneve të BILD, ngjarja ka ndodhur në drekën e sotme, pasi trajneri kishte mbaruar stërvitjen me ekipin e parë. Ai kishte kërkuar që të shihte stërvitjen e skuadrës U23 dhe në ato momente ka pësuar kolaps duke alarmuar të gjithë të pranishmit.

Një helikopter urgjence ka mbërritur në ambientet e klubit për ta marrë në orën 15:54 të pasdites, për ta dërguar menjëherë në një spital të zonës ku ai është nën vëzhgimin e mjekëve dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Sipas informacioneve në ditët e mëparshme, Kompani ka vuajtur nga një infeksion viral dhe ka qenë shumë i dobësuar nga ai, duke kthyer edhe probleme të tija me dëmtimet e vjetra që kishte pësuar gjatë karrierës. Gjatë fitores së të shtunës ndaj Lajpcigut në kampionat, Kompani kishte bërë mbledhjen gjatë ndeshjes me ekipin por kishte qenë i detyruar që të shtrihej në një nga divanet në dhomat e zhveshjeve si në pushimin e sfidës, ashtu edhe pas saj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular