HomeSportNjë tjetër futbollist lë Kosovën për Shqipërinë? Lojtari që po shkëlqen në...

Një tjetër futbollist lë Kosovën për Shqipërinë? Lojtari që po shkëlqen në Turqi merr nënshtetësinë

Advertismentspot_img

Kombëtarja shqiptare e futbollit mund të përforcohet së shpejti me një tjetër futbollist i cili vjen nga radhët e përfaqësueses së Kosovës. Amar Gërxhaliu është pajisur këto ditë me pasaportën shqiptare dhe me sa duket, është gati të bëhet pjesë e grupit të drejtuar nga trajneri Rolando Maran.

Qendërmbrojtësi, i cili aktivizohet me Erzurumspor në Turqi, ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë para se të kalonte te ato të Kosovës me të cilat do të luante deri me ekipin U21. Ai u përfshi në vitin 2023 edhe në listën e skuadrës së parë të Kosovës, por nuk u aktivizua në asnjë ndeshje me të.

Pajisja e 24-vjeccarit me pasaportën shqiptare, e bën shumë të mundshëm tashmë ndërrimin përsëri te Shqipëria dhe i hap rrugë grumbullimit e aktivizimit të tij me kuqezinjtë. Futbollisti ka qenë titullar në të dy sezonet e fundit me Erzurumspor ndaj afrimi i tij do të ishte një armë më shumë për kuqezinjtë, duke u kthyer në një alternativë të vlefshme për prapavijën e Kombëtares.

Faksimile e botimit në Fletoren Zyrtare
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular