HomeSportTopi i Artë 2026/Lamine Yamal fiton për të tretin vit radhazi trofeun...

Topi i Artë 2026/Lamine Yamal fiton për të tretin vit radhazi trofeun “Kopa”, vijon gara për çmimin e madh

Advertismentspot_img

Lamine Yamal ka fituar për të tretin vit radhazi trofeun “Kopa”, çmimin që i jepet futbollistit të ri më të mirë në botë, gjatë ceremonisë së Topit të Artë 2026, që po zhvillohet mbrëmjen e kësaj të hëne në Londër.

Talenti spanjoll i Barcelonës është vlerësuar sërish për paraqitjet e tij, duke regjistruar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierë. Çmimi iu akordua në orën 21:55, vetëm pak minuta pas nisjes së ceremonisë gala, duke e bërë Yamal një nga protagonistët e parë të mbrëmjes.

Ky është viti i tretë radhazi që futbollisti spanjoll merr këtë vlerësim, duke konfirmuar vazhdimësinë e tij në nivelet më të larta të futbollit europian dhe botëror.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular