Ndeshja e djeshme mes Rizespor dhe Trabzonspor në kampionatin turk, pa si protagonist në fushën e lojës dy futbollistët e Kombëtares, Qazim Laçi dhe Ernest Muçi.
Laçi la shenjën e tij në këtë ndeshje, duke shënuar një gol spektakolar nga distanca. Por heroi i mbrëmjes ishte padyshim Muçi, i cili dha 3 asiste në suksesin 4-3, ndërsa edhe goli i tjetër erdhi si pasojë e një gjuajtje të tij drejt katërkëndorit.
Për paraqitjet që kanë bërë në këtë ndeshje sa u përket statistikave, “Sofascore” u ka vendosur një notë padyshim të lartë.
Laçi është vlerësuar me notën 7,8 në këtë sfidë ku përtej golit, spikati edhe me pasimet e tij. Ndërsa Muçi është vlerësuar me notën shumë të lartë 9,2 duke qenë futbollisti më i mirë në fushë në këtë ndeshje që praktikisht u vendos nga këmbët e tij, edhe pse ai nuk tundi vetë rrjetën.








