Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qendër të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë mosrespektimi i përparësisë së lëvizjes nga drejtuesit e mjeteve.







