HomeAktualitet“Në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare”, Veliaj letër nga...

“Në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare”, Veliaj letër nga burgu: Jam në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë

Advertismentspot_img

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur shqetësimet lidhur me transferimin e tij në burgun e Fierit, përmes një letre të shkruar me dorë.

Veliaj thotë se është futur në izolim për 10 ditë, i mungojnë kushte si uji, ushqimi, kujdesi mjekësor dhe se ndodhet në të njëjtin korridor me tre vrasës serialë të dënuar me burgim të përjetshëm.

“Futja në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare, pa kujdes mjekësor, refuzim i ushqimit, asnjë arsye për transferimin/izolimin, asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin, në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm”, shkruan Veliaj.

Veliaj kundërshtoi transferimin nga burgu i Durrësit në atë të Fierit duke e quajtur si “rrëmbim”. Letrën e Veliajt e ka bërë publike avokati i tij, Plarent Ndreca. Mbrëmjen e sotme ai u vizitua në IEVP Fier edhe nga Avokati i Popullit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular