HomeAktualitetNdryshon ligji për turizmin/ Apartamentet me qira ditore do të regjistrohen në...

Ndryshon ligji për turizmin/ Apartamentet me qira ditore do të regjistrohen në e-Albania, gjoba deri në 400 mijë lekë për shkeljet në plazhe

Advertismentspot_img

Dhënia e apartamenteve me qira ditore përmes platformave si Airbnb dhe Booking do t’i nënshtrohet rregullave të reja. Projektligji i ndryshuar për turizmin parashikon regjistrimin e detyrueshëm në portalin e-Albania të çdo njësie akomoduese që ofrohet për qëndrime afatshkurtra, si dhe pajisjen e saj me një kod unik identifikimi.

Detyrimi do të përfshijë apartamentet, vilat dhe dhomat që jepen me pagesë për disa ditë, pavarësisht nëse rezervimet kryhen përmes platformave online apo drejtpërdrejt nga klientët. Regjistrimi duhet të bëhet përpara nisjes së aktivitetit, ndërsa kodi unik do të jetë i detyrueshëm edhe në çdo reklamë apo ofertë të publikuar në internet.

Sipas projektligjit, kjo masë synon të rrisë kontrollin mbi tregun e akomodimit dhe të mundësojë identifikimin e të gjitha njësive që ushtrojnë këtë veprimtari.

Ndryshimet e propozuara prekin edhe agjencitë turistike. Në rast falimentimi të një operatori, parashikohet krijimi i një fondi të posaçëm për rimbursimin e turistëve për shërbimet e paguara, por të parealizuara. Gjithashtu, subjektet turistike do të kenë detyrimin të sigurojnë përgjegjësinë ndaj palëve të treta.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm lidhet me administrimin e plazheve dhe garantimin e aksesit të qytetarëve në bregdet. Projektligji përcakton se subjektet që menaxhojnë stacionet e plazhit duhet të sigurojnë kalimin e lirë dhe të pandërprerë të publikut drejt detit, pa vendosur gardhe apo barriera që pengojnë lëvizjen.

Për shkeljet e parashikuara në projektligj janë përcaktuar edhe masa administrative. Gjobat mund të arrijnë deri në 400 mijë lekë, ndërsa mungesa e vrojtuesit të plazhit dënohet me 200 mijë lekë. Në rast përsëritjeje të shkeljes, masa financiare dyfishohet, duke arritur në 400 mijë lekë.

Projektligji për turizmin është rihapur për konsultim publik dhe, nëse miratohet, do të sjellë detyrime të reja për pronarët që ofrojnë akomodim me qira afatshkurtër, agjencitë turistike dhe subjektet që administrojnë plazhet.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular