HomePolitikeLëvizja Bashkë ‘zyrtarizon’ Arlind Qorin për Tiranën, vija e kuqe për bashkëpunim...

Lëvizja Bashkë ‘zyrtarizon’ Arlind Qorin për Tiranën, vija e kuqe për bashkëpunim me parti të tjera është Sali Berisha

Advertismentspot_img

TIRANË- Lëvizja Bashkë do të dalë me kandidatin e saj në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në datën 9 Maj në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga deputeti i kësaj force politike, Redi Muçi, i cili tha në një intervistë televizive, se Bashkë do të kandidojë me Arlind Qorin për Tiranën.

Ndërkohë që i pyetur mbi mundësinë e bashkëpunimit me parti të tjera politike, në zgjedhjet lokale, Muçi tha se vija e kuqe për Lëvizjen Bashkë, është emri i Sali Berishës.

“Lëvizja Bashkë’ ka vendosur disa kritere. Kriterin e parë, të cilin e kam bërë fare të qartë, është se ne nuk bashkëpunojmë me Sali Berishën. Në bazë të kritereve të integritetit, ndershmërisë, vullnetit për të ndërtuar një program dhe një platformë qeverisëse për Tiranën, si dhe besnikërisë ndaj këtij programi, ne, te ‘Lëvizja Bashkë’, kemi shpallur kandidaturën e Arlind Qorit, kryetarit të partisë sonë, për Bashkinë e Tiranës. Ne e kemi kandidatin tonë, që është kryetari i partisë, zoti Arlind Qori.

Përderisa gara për Bashkinë e Tiranës është mazhoritare e pastër, ku mjafton një votë më shumë, në kontekstin e gjithë situatës ku ndodhemi, në raport me këtë protestë që ka vazhduar kaq gjatë, nuk do ta përjashtoja fitoren e Arlind Qorit, duke marrë edhe shembuj si Nju Jorku, Berlini e me radhë. Ka plot shembuj”, tha Muçi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular