HomeBotaNuk e mbrojti vajzën dhe lejoi abuzimin, shtatë burgime të përjetshme për...

Nuk e mbrojti vajzën dhe lejoi abuzimin, shtatë burgime të përjetshme për nënën. E mitura lindi fëmijë nga njerku

Advertismentspot_img

Një 34-vjeçare në Oklahoma të SHBA-së është dënuar me shtatë burgime të përjetshme, pasi u shpall fajtore për mosmbrojtjen e vajzës së saj 11-vjeçare nga abuzimi seksual i bashkëshortit dhe për neglizhencën ndaj saj. Fëmija mbeti shtatzënë dhe solli në jetë një foshnjë në shtëpi, pa asnjë ndihmë mjekësore.

Rasti u zbulua në gusht të vitit 2025, kur vajza lindi në banesën e familjes. Autoritetet u njoftuan nga personeli mjekësor, pasi e mitura dhe foshnja u dërguan në spital më 16 gusht. Nëna, Sherry Walker, dhe bashkëshorti i saj, Dustin Walker, pretenduan fillimisht se nuk kishin dijeni për shtatzëninë. Megjithatë, testi i ADN-së konfirmoi se babai biologjik i foshnjës ishte njerku i vajzës.

Prokurorët argumentuan se Sherry Walker e dinte se bashkëshorti i saj po abuzonte seksualisht me të bijën, por nuk ndërhyri për ta ndaluar apo për ta mbrojtur fëmijën. Ajo u akuzua për një vepër të abuzimit seksual ndaj një të mituri dhe gjashtë akuza për neglizhencë. Më 17 korrik 2026, u shpall fajtore për të shtatë akuzat, ndërsa vendimi për shtatë burgime të përjetshme u dha më 30 tetor nga Gjykata e Qarkut Muskogee. Ndërkohë, edhe Dustin Walker, njerku i vajzës dhe babai biologjik i foshnjës, u deklarua fajtor në mars për akuzat e abuzimit seksual dhe neglizhencës ndaj fëmijëve. Ai u dënua gjithashtu me burgim të përjetshëm.

Në këtë çështje është përfshirë edhe gjyshja e vajzës, Michelle Justus, e cila u përball me akuza pasi prokuroria pretendoi se ajo kishte dijeni për abuzimin seksual që ndodhte në banesë, por nuk ndërhyri për ta parandaluar atë. Ndihmësprokurorja e Qarkut Muskogee, Janet Hudson, e kishte cilësuar ngjarjen si një përvojë shkatërruese për të miturën, duke theksuar se trauma e përjetuar do ta shoqërojë atë gjatë gjithë jetës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular