HomeSocialeVIDEO/ Supergol dhe asist, sulmuesi i Kombëtares nuk ndalet në Turqi! E...

VIDEO/ Supergol dhe asist, sulmuesi i Kombëtares nuk ndalet në Turqi! E ndjek edhe ai i Kosovës

Advertismentspot_img

Taulant Seferi po paraqitet në një formë të shkëlqyer në startin e këtij sezoni në kategorinë e dytë turke me fanellën e Kajzerispor.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë përsëri shenjën e tij sot në fitoren 6-0 të ekipit përballë Muglaspor. Ai fillimisht dha asistin për golin e avantazhit të Kamara që në minutën e 6 të takimit.

SHIH VIDEON

Më pas, Seferi tundi rrjetën edhe vete kur regjistrohej minuta e 78 e takimit me një goditje spektakolare duke çuar sferën në trekëndëshin e portës për rezultatin e përkohshëm 5-0.

SHIH VIDEON

Pas tij e kishte radhën të shënonte edhe Florent Hasani, i cili shënoi pas një kundërsulm të shpejtë, duke vulosur suksesin 6-0.

SHIH VIDEON

Për Seferin ky ishte goli i 10 në këtë kampionat, ndërsa ka dhënë edhe dy asiste.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular