HomePolitike“Protestuesit bëjnë fajtorë edhe PS edhe PD”, Bala-Lapajt: Paradite jeni “Berisha në...

“Protestuesit bëjnë fajtorë edhe PS edhe PD”, Bala-Lapajt: Paradite jeni “Berisha në burg”, në darkë i shkelni syrin

Advertismentspot_img

Adriatik Lapaj, kryetar i partisë “Shqipëria Bëhet” dhe analisti Anri Bala debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus për praninë e partive në protestën e studentëve dhe rolin protagonist që ato duan të marrin.

Ndërsa Lapaj tha se sheshi është i të gjithëve dhe se partia e tij nuk ka imponuar askënd, Bala u shpreh se parti si e Lapajt i shkelin syrin Berishës. 

Pjesë nga debati   

Lapaj: Protesta është e qytetarëve. Nuk është klishe. Ne si subjekte politike e kemi mbështetur me numra, promovim publik me mbështetësit tanë dhe kemi pranuar lidershpin e grupeve të qytetarëve, studentëve, gjimnazistëve. Këtë e kërkova që në 8 dhjetor kur ndenja 107 ditë te kryeministria. Kjo ka ndodhur dhe po ndodh. Kjo duhet mbështetur dhe nuk duhen bërë llogari politike. Secili aty në shesh është i lirë të thotë mendimin e vet. Pse duhet të jetë kaq e vështirë që në këtë protestë me qytetarë të spikasim ne?

Bala: E di kush është ndryshimi mes teje, Shehajt dhe Qorit? Ju e keni përqafuar lidershipin e PD. Sheshi nuk e kupton këtë zgjidhje. Në zgjedhjet hipotetike kandiduat dhe nxorrët një kandidat të përbashkët.

Lapaj: Kjo nuk është e vërtetë.

Bala: Ky është perceptimi. Këta janë kundër një pushteti të Ramës, por edhe Berishës, ndërsa ju i shkelni syrin Berishës.

Lapaj: Parti të vogla nuk qëndron, por parti të reja, unë jam fringo i ri se nuk kam konsumuar asnjë ditë pushtet. Partia ka 24 muaj e krijuar. Në lidhje me kandidatin e Tiranës, Flor Binaj, nuk bëmë koalicion me Berishën.

Bala: Nuk thashë këtë. Thashë që sheshi nuk do as Ramën as Berishën. Ju e doni Berishën.

Lapaj: Për kandidimin e Binajt, ne vendosëm veton për kandidat nga shoqëria civile. Ne jemi parti, duhet të japim zgjidhje. Nuk i vëmë biletën ndonjërit. Sheshi aty po nuk kuptuam se po nuk u bë maxhorancë kundër kërsaj qeverie, nuk bëhet. 

Bala: Mund të të japë kosto ty dhe PD-së. 

Lapaj: Unë po ju them, as i jemi imponuar sheshit, jemi modestisht aty bashkë me diasporën.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular