Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën. Sipas mediave vendase, viktima është Bashkim Rushani, banues në Casarano, Lecce.
61-vjeçari ishte pronari i një kompanie ndërtimi dhe gjatë punimeve në një ndërtesë, e ka zënë sipër një portë metalike. Edhe pse iu dha ndihma e parë, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve që kishte marrë.
Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e tij. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të plota rrethanat e ngjarjes së rëndë.







