HomeLifestyleNga fotoja intime te thumbat në Instagram, Elton Tozaj ironizon Beniadën: A...

Nga fotoja intime te thumbat në Instagram, Elton Tozaj ironizon Beniadën: A mund të ndalojmë së bëri njerëzit budallenj të famshëm. Ish-banorja e BBV i përgjigjet publikisht

Advertismentspot_img

Fotoja intime e Beniada Nishanit me partnerin e saj ka shkaktuar jo pak diskutime në rrjetet sociale. Por ajo që nisi si një publikim personal, tashmë është kthyer në një përplasje publike mes ish-banores së “Big Brother VIP Albania” dhe Elton Tozajt.

Pas publikimit të fotos ku Beniada shfaqet pranë partnerit të saj, Elton Tozaj ka reaguar në rrjetet sociale me disa postime që duket se i referohen drejtpërdrejt kësaj ngjarjeje.

Fillimisht, ai publikoi një fotografi të vetes duke mbajtur një letër me mesazhin ironik: “A mund të ndalojmë së bëri njerëzit budallenj të famshëm?”

Nga fotoja intime te thumbat në Instagram, Elton Tozaj ironizon

Por nuk u ndal me kaq. Në një tjetër postim, Tozaj ripublikoi fotografinë e çiftit, duke ngritur edhe një pyetje provokuese: “Kush ia ka bërë foton? Apo kështu është kur ke dy apo ai ka dy?”

Nga fotoja intime te thumbat në Instagram, Elton Tozaj ironizon

Reagimi i tij duket se nuk është pritur mirë nga Beniada, e cila ka zgjedhur t’i përgjigjet publikisht përmes një mesazhi në Instagram.

“Caro Elton, e kuptoj që dëshiron të ndjekësh stilin e Fabrizio Coronas dhe të bësh gossip, por ka një mënyrë dhe një kufi për gjithçka”, shkruan ajo.

Nga fotoja intime te thumbat në Instagram, Elton Tozaj ironizon

Më tej, Beniada thekson se të jesh personazh publik nuk do të thotë që njerëzit mund të komentojnë edhe jetën tënde private, ndërsa shton se të bësh insinuata për të denigruar një vajzë, duke u nisur nga një fotografi dhe pa ditur asgjë, është diçka tjetër.

Por duket se përplasja nuk është mbyllur me kaq. Pas përgjigjes së Beniadës, Elton Tozaj ka publikuar një tjetër story, këtë herë me një mesazh të shkurtër dhe aspak miqësor: “Kara Beniada! Natën e mirë!”

Nga fotoja intime te thumbat në Instagram, Elton Tozaj ironizon

Kështu, një fotografi intime është kthyer në një debat të hapur në Instagram, ku ironia, kundërpërgjigjet dhe thumbat publike kanë marrë vëmendjen e ndjekësve. Mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të ndalet këtu apo do të ketë një tjetër kapitull.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular