HomeAktualitetEMRI/Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në Elbasan, trupi i 69-vjeçarit nxirret...

EMRI/Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në Elbasan, trupi i 69-vjeçarit nxirret pas disa orësh kërkime

Advertismentspot_img

Është gjetur nën rrënojat e godinës trupi i pajetë i 69-vjeçarit Hamit Ibro, i cili rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit të së mërkurës në Elbasan. Trupi i tij u nxor nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura në mëngjesin e kësaj të enjte, pas disa orësh kërkimesh.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në një apartament, duke shkaktuar dëme të rënda në strukturën e godinës. Si pasojë, muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit u shembën, ndërsa tre kate të ndërtesës u bashkuan në një.

Nga ngjarja humbi jetën edhe një 82-vjeçare, e cila banonte në apartamentin ngjitur me atë ku ndodhi shpërthimi.

Ndërkohë, 10 persona të tjerë, të cilët pësuan asfiksi, morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në të gjithë godinën, e cila është shpallur e pabanueshme. Banorët u evakuuan nga ekipet e emergjencës, ndërsa autoritetet po marrin masa për sistemimin e tyre.

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshimet paraprake janë për një bombol gazi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular